Flamurtari dominon Kukësin dhe ngjitet në vendin e dytë, verilindorët zbresin rrezikshëm në zonën e ftohtë
Flamurtari ka bërë një hap të rëndësishëm para në objektivin e ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm teksa ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Kukësin.
Skuadra vlonjatë e ndërtuar me elementë mjaft cilësore, dominoi sfidën dhe ia doli të shënonte i pari me anë të Oshafit. Por vendasit barazuan me anë të Beshirajt dhe bënë që të rihapej plotësisht ndeshja. Megjithatë, goli në fillimin e pjesës së dytë nga Diavara i dha qetësinë Flamurtarit që të administronte me qetësi ndeshjen duke shkuar drejt fitores që e ngjiti në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë së Parë, në ndjekje të Besës.
Nga ana tjetër, Kukësi zbret në vendin e parafundit në klasifikim dhe kthehet rrezikshëm në një skuadër që lufton për mbijetesën në këtë kategori, vetëm një vit pas rënies nga Superiorja.