Wed, Nov 27, 2024

Aktori Arben Derhemi dhe moderatorja i japin fund martesës?

  • PublishedSeptember 17, 2024

Ndarjet nuk paskan fund në showbizin shqiptar. Pasi Iconstyle ju informoi për aludimet e një ndarje të mundshme të Erjon Isait dhe bashkëshortes së tij, një tjetër figurë e njohur po përflitet për divorc.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur Arben Derhemi dhe bashkëshorten e tij, moderatoren Iva Korumi. Në rrjet po thuhet se çifti i ka dhënë fund martesës së tyre disa-vjeçare, fryt i së cilës është edhe një vajzë.

Sipas “Popart”, shkak për ndarjen ka qenë tradhtia e aktorit. Ish-moderatorja nuk ka arritur dot ta kapërcejë një gjest të tillë dhe kështu dyshja ka ndarë rrugët nga njëri-tjetri, prej thuajse një viti.

Dyshja as nuk ndiqen nëpër rrjetet sociale.

Screenshot

Kujtojmë se Arben Derhemi sapo ka përfunduar xhirimin e serialit “Njerëz dhe fate”, i cili pritet të publikohet së shpejti.