Ish-banori i ‘BBVK’ përfshihet në aksident me makinë, tregon plagët në fytyrë
Ish-banori i “Big Brother Vip Kosova”, aktori Gani Gërmia mëngjesin e sotëm ka tronditur ndjekësit e tij, me disa pamje të rënda.
Ai publikoi në “instastory” një makinë të kthyer përmbys, e cila duket se ndodhet në anë të rrugës dhe më pas fytyrën e tij me plagë nga aksidenti që pësoi.
Në postimin e tij, ai ndau edhe një zemër të thyer që tregon se nuk e kaloi lehtë këtë aksident.
Aksidenti u publikua nga vetë aktori, i cili nuk la vend për lajme nga mediat, sikurse ndodhi në rastin e Meriton Mjekiqit, që lajmi i aksidentit u përdor për të promovuar emisionin e tij që do nisë së shpejti.
Gjithsesi, ne i urojmë të shkuara Ganisë!