Thu, Sep 19, 2024

Reali mendon për merkaton e verës, objektivat e Los Blancos luajnë në Premier League

  • PublishedSeptember 18, 2024

Pasi transferoi Kylian Mbappe, Real Madrid nuk e ka ndërmend të ndalet, me Los Blancos që po mendojnë që tani për merkaton e verës. Klubi kampion i Europës ka “piketuar” futbollistët, që do synojë të afrojë në 2025.

Gazeta angleze The Independent  shkruan se objektivat e madrilenëve luajnë në Premier League. Real Madrid pëlqen Rodrin, mesfushor i Manchester Cityt, Trent Alexander-Arnold i Liverpool-it, Ëilliam Saliba dhe Cristian Romero, qendërmbrojtësit e Arsenalit dhe Tottenhamit.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net