Thu, Sep 19, 2024

“Lautaro vlen sa Haaland, shënon në të gjitha mënyrat e mundshme”

  • PublishedSeptember 18, 2024

Gjatë intervistës së dhënë për La Gazzetta dello Sport, Wesley Sneijder foli për sulmuesin zikaltër Lautaro Martinez, në kuadër të ndeshjes së sotme kundër Manchester Cityt.

“Le të fillojmë duke thënë se Lautaro vlen sa Haaland. Më gjeni një tjetër që di të shënojë në të gjitha mënyrat e mundshme. Fitorja si protagonist në Kombëtare i dha një status tjetër, por edhe e lodhi pak.

Nuk e kuptoj këtë shqetësim për faktin se ai nuk ka shënuar ende. Të gjithë e dimë se kjo do të ndodhë, së shpejti, dhe nga ai moment  nuk do të ndalet më” – tha Sneijder.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net