Kërcënuan Armand Dukën, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij
Janë liruar ditën e sotme nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij Petrit Selmani, të cilët u arrestuan për kërcënimin ndaj kreut të FSHF, Armand Dukës.
Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit Iliria, njëkohësisht biznesmen dhe nipi i tij Petriti ishin të vetmit që vijonin të qëndronin në burg për kërcënimin ndaj Dukës, ndërkohë që djemtë e tij dhe Redian Loci u liruan në gjyqin paraprak.
Gjykatësi Paulin Cera ka vendosur ditën e sotme “detyrim paraqitje” për Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.
(AlbaniaWeb.net)