Sat, Nov 23, 2024

Top Story/ “In Memoriam Gerti Bogdani!” Me zërin që i dridhej dhe në lot, Grida Duma: Nuk do e imagjinoja kurrë të flisja në kujtim të tij

  • PublishedSeptember 18, 2024

Lajmi i kobshëm i ndarjes nga jeta parakohe të Gerti Bogdanit, i la sot të gjithë pa fjalë. Vetëm 44-vjeç, ish-deputeti i PD, la pas gruan e tij Edlirën dhe dy fëmijët e tyre.

“Top Story” këtë mbrëmje ishte “In Memoriam” të Gerti Bogdanit. Moderatorja Grida Duma, me zërin që i dridhej dhe lot në sy ka shprehur ngushëllimet për familjen tij, teksa tha se ai ishte dhe do të mbetet një model!

“Do thoja mirëmbrëma, por nuk është një mbrëmje e mirë, nuk do e imagjinoja kurrë që të flisja në memorie të Bogdanit. E kam njohur nga politika Gertit, dhe nuk do bëja asnjë koment të tepër sepse i takon familjes… por do them një mendim timin për Gertin si i ri në politikë, sepse mbeti i ri. Gerti mbeti i mirë, djalë qytetarë… Iku i paqtë dhe model i jashtëzakonshëm i një individi të qetë, jo delirant, qytetar dhe familjarë me një harmoni dhe bashkëshort me Edlirën, miq të mi…”, tha ajo.



AlbaniaWeb.net