Sat, Nov 23, 2024

Tragjike në Has! Banesa përfshihet nga flakët, ndërrojnë jetë nënë e bir

  • PublishedSeptember 19, 2024

Zjarr në një banesë në fshatin Nikoliq të Hasit, vdesin nënë e bir. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm. Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Zjarrfikësit kane gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.



AlbaniaWeb.net