Të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohen dy persona në Tiranë. Do të ekstradohen në Kosovë
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve janë vënë në pranga.
A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë, pritet të ekstradohen drejt Kosovës pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Kosovë, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 17”, thuhet në njoftimin e policisë.
AlbaniaWeb.net