Video/ Trafiku i rënduar zgjidhet me grushte dhe sharje në Vlorë
Trafiku dhe bllokimi i rrugës në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë ka sjellë konflikt fizik mes disa personave.
Teksa prindërit merrnin fëmijët nga shkolla, është bllokuar rruga nga trafiku dhe si pasojë ka nisur debat mes drejtuesve të mjeteve dhe banorëve, pasuar me sharje dhe grushte.
Policia ka mbërritur duke hapur rrugën e bllokuar por dhe sqarimin e situatës midis personave, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.
AlbaniaWeb.net