Mon, Nov 25, 2024

“Rritet tensioni sa herë që vjen vera”/ Ushtria serbe në kufi me Kosovën? Rama: Ka zero fuqi, çfarë mund të bëjë, asgjë!

  • PublishedMay 31, 2023

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot mobilizimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, dërgimi i ushtrisë në kufi me Kosovën ka zero fuqi.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme. Se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi 0. Çfarë mund të bëjë, asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”, tha Rama.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë urdhër të mobilizimit të ushtrisë në kufi me Kosovën pas tensioneve të rritura ditët e fundit në komunat me shumicë serbe.

Duke folur për përplasjen e fundit në veri të Kosovës kreu i qeverisë shqiptare tha se “për fat të keq gjithmonë përpara se të vijë vera kemi probleme në pjesën veriore të Kosovës. Atje nuk ka det dhe kokat nxehen. Ku ishin 20 vjet më parë, apo 10 vjet më parë? Ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot Ballkani Perëndimor është në situatën më të mirë. Gjërat mes Kosovës dhe Serbisë janë vetëm një hap larg një marrëveshje, tani të dyja palët janë në një moment hezitimi. Kjo është perspektiva. Është më mirë se në çdo kohë. Ky konflikt aty ka një arsye që në këndvështrimin tim mund të ishte shmangur tërësisht. Por  nuk është tregues i problemeve konkrete. Ka kryetarë komunash të zgjedhur me 1% të votave dhe 99% nuk ndihen të përfaqësuar. Ka një hezitim për të arritur marrëveshjen”.