EMRI/ Kapet në një ‘fermë’ kanabisi, burg për të riun shqiptar në Britani: Kam punuar në ndërtim, por të ardhurat ishin të ulëta
Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 muaj burg, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi në Britani. Bëhet fjalë për Rifat Byberin.
Ngjarja ka ndodhur më 29 prill, në Stotfold, ku Byberi u kap brenda fermës me 212 bimë kanabisi. Vlera e kanabisit shkon deri në 178 mijë euro, sipas autoriteteve britanike.
Gjatë seancës gjyqësore Byberi deklaroi se punonte si ‘ujitës’ i bimëve dhe se kishte ardhur në Britani para 1 viti e gjysmë, për një jetë më të mirë. Më tej tha se kishte punuar në ndërtim. Sakaq pretendoi se është kërcënuar nga pronarët e fermës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–