Video/ Publikohet traileri i ri i sezonit të dytë të Squid Game
‘The Squid Game’ është rikthyer dhe Netflix ka publikuar një trailer të ri për sezonin e tij të dytë të shumëpritur.
Sezoni i dytë i serialit korean do të jetë i disponueshëm në Netflix nga 26 dhjetori, ndërsa sezoni i tretë dhe i fundit do të publikohet në vitin 2025.
Seriali korean ka arritur të bëhet një nga hitet më të mëdha të Netflix duke tërhequr 11 milionë abonentë brenda 25 ditëve nga premiera e tij më 17 shtator 2021, në mbarë botën.
Seriali korean i suksesshëm globalisht ndjek individë në vështirësi financiare që konkurrojnë në lojëra vdekjeprurëse për një shans për të fituar një çmim që të ndryshojë jetën, duke zbuluar thellësitë e errëta të dëshpërimit dhe qëndrueshmërisë njerëzore.