“Sill paratë këtu në 2 të natës se i thashë shefit”, Salianji nxjerr në Apel përgjimet e Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë: Ka biseda edhe me kreun e grupit të PS
Seanca gjyqësore në Apel po mbahet këtë të premte ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji.
Salianji gjatë dëshmisë së tij, ka nxjerrë përgjimet e Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë.
Salianji: Si mund të bëj unë kallëzim të rremë me dy persona që nuk i njoh Albert Veliu asnjëherë dhe Fred Alizotin asnjëherë. Veliun e kam njohur në momentin që ka ardhur me gazetarët. Si e kam organizuar unë një kallëzim të rremë kur këta të dy e kanë thënë e kemi bërë vetë nëse kjo nuk qenka e vërtetë, këtu hymë tek logjika e viktimës që nuk qenka e vertëtë, si e kam organizuar unë këtë?!
Të parin s’e njoh, të dytin s’e njoh, këta s’i njohin as gazetarët, vijmë tek tjetra, Fred Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua 0, por ka ja tabulatet i keni këtu, komunikim me kreun e grupit të PS, komunikim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me drejtorin e policisë së Fierit, zv drejtorin e policisë së Fierit, komunikimet që mund t’i vendos me audio, ku Fred Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së fierit dhe i thotë më sill paratë këtu se i thashë shefit, aaa e kuptove i thotë në 2 të natës.
Të nesërmen në 9 të mëngjesit, më shumë se 200 përgjime zyrtare të prokurorisë që nuk janë dosjet, por i kemi nxjerrë audio, ku Alfred Alizoti një personazh i panjohur për ne, për mua 0 dhe mbi dëshminë e të ciklit është ndërtuar e gjithë kjo farëse urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve, vinte nga Fieri dhe i jepte para këtij, për çfarë i jep para këtij, për çfarë i jep para kur ky që kam akuzuar unë ka vëllanë ministër dhe ndërkohë prokuror i çështjes Gentian Osmani fliste për të, e kanë çuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe sot nuk është më prokuror. Dhe të gjithë këta nëse hyjmë nga ana proceduriale, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që i kanë shantazhuar këta që të kalonin Vettingun dhe që janë përfshirë që i kemi ndjekur në karrierën e tyre si kanë qenë, janë të gjithë të shkarkuar, Gent Osmani u shkarkua.
AlbaniaWeb.net