Sat, Sep 21, 2024

VIDEO/ Dy gola në dy ndeshje radhazi, Myrto Uzuni rigjen formën me Granadën në Spanjë

  • PublishedSeptember 20, 2024

Myrto Uzuni ka tundur rrjetën për herë të dytë radhazi këtë sezon me Granadën, kësaj radhe në sfidën kundër Malagës në La Liga 2.

Në minutën e 77’, mbrojtësi kundërshtar nuk largoi mirë një top nga porta e miqve, që u përplas më pas me Uzunin dhe shkoi drejt rrjetës, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që kaloi sërish në avantazh ekipin e tij, por që nuk mjaftoi deri në fund pasi Malaga barazoi sërish.

Ky është goli i dytë radhazi për 29-vjeçarin kuqezi, i cili duket se ka rigjetur sërish formën e tij me Granadën, pas një starti jo mjaft të mirë në La Liga 2.

KLIKO KËTU PËR GOLIN

 



AlbaniaWeb.net