Sun, Nov 24, 2024

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike mbledhje urgjente pas VKM së qeverisë për ta shkrirë: Vendim politik, do të vazhdojmë misionin për mbrojtjen e lirisë akademike

  • PublishedMay 31, 2023

Pas miratimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe bashkimin e saj me Akademinë e Shkencave, vjen reagimi nga Senati. Ky i fundit përmes një deklarate, është shprehur kundër vendimit, që e cilëson politik.

Mes të tjerash Senati i Akademisë së Albanologjisë bën me dije se do të vazhdojnë misionin për mbrojtjen e lirisë akademike.

REAGIMI
Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, shpall:
Është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave;
Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri;
Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë.
Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.
ASA u shpreh mirënjohjen qindra mijëra qytetarëve, institucioneve kërkimore shkencore brenda dhe jashtë vendit, partnerëve tanë, aktivistëve dhe mediave që i dhanë jehonë këtij akti të paprecedent dhe të ndërmarrë në limitin e kohës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.