Kosovë/ Prishtina rikthehet te fitorja, mposht Dukagjinin
Pas disfatës kundër kampionit në fuqi, Ballkanit, Prishtina e ka rikuperuar formën e saj me një fitore bindëse ndaj Dukagjinit, me rezultat 3:0, të premten në ndeshjen hapëse të javës së 6-të në Albi Mall Superligë.
Ndeshja u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Mesfushori Albin Krasniqi zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, duke realizuar golin e parë. I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 48-të, derisa Rigon Llugiqi vulosi shifrat përfundimtare, në minutën e 70-të.
Me këtë fitore, Prishtina, së paku përkohësisht, ngjitet në vendin e parë me 10 pikë, duke u barazuar me Ballkanin dhe Suharekën, me tri fitore, një humbje dhe një barazim. Ndërkaq për Dukagjinin kjo humbja e dytë radhazi.