Fri, Nov 29, 2024

Ku nisi? Artenisa Ozaj kujton gjithçka nga historia e dashurisë

  • PublishedSeptember 21, 2024

E ftuar në emisionin e Aldo Morning Show, ka qenë moderatorja e njohur Artenisa Ozaj. Kjo e fundit ka folur pak për jetën e saj private dhe marrëdhënien me parukierin Olsi Bogo.

Që nga flirtimet e deri te takimet, mes batutave dhe nostalgjisë së 23 viteve më parë Artensia ndan me shikuesit çdo përjetim të lidhjes së saj të dashurisë.

Aldo: Cila ka qenë historia jote me Olsin?
Artenisa Ozaj: Po më kthen 23 vite më përpara Aldo. Nuk jam shumë e madhe në moshë, por jam lidhur që16 vjeç. Unë vajta në punë atë mëngjes të bukur dhe për të vajtur në punë duhet të zbukurohesha, se këtu fillon gjithë historia. Sepse siç e dinë të gjithë Olsi në atë kohë merrej me pjesën e bukurisë dhe shkon dhe më bën të bukur me duart e tij. Dhe shkoj për t’u bërë e bukur dhe këtu filloi një ndjesi e këndshme nga ana e Olsit, por që s’ma tha në fillim, sepse unë isha një kliente dhe…Pastaj një ditë të bukur kthehemi nga Durrësi me një turne me shkollën dhe më rastis të kthehem nga Durrësi dhe ky ishte në të njëjtin vend që ne po bënim këtë koncertin dhe më thotë ‘ti mos u kthe me grupin, por mund të të çoj unë.’ Ne fatmirësisht ishim edhe komshinj, i kishim shtëpitë shumë afër. Si thonë disa “hodha gurin gjeta burrin”, edhe unë kështu e kisha. Dhe kështu filloi sigurisht që unë i bëra pak interesanten në fillim, se sigurisht vajzë e ekranit tjetra. E di kur ka filluar tamam-tamam, në koncertin e parë dhe të fundit të Ardit Gjerberas në Pallatin e Kongreseve.
Aldo: Ti ke qenë në sallë?

Artenisa Ozaj: Unë kam qenë në sallë kemi qenë të ftuar të dy dhe ka qenë 14 Shkurti dhe unë nuk e harroj aty kemi dhënë edhe puthjen e parë. Në fakt ka qenë i ftuar Olsi dhe më ftoi edhe mua.

Aldo: Në fakt si ka qenë përshtypja e parë dhe si ka ndryshuar përshtypja e parë me kalimin e kohës kur u bë e zakonshme?

Artenisa Ozaj: Përshtypja e parë, e imja në fakt nuk ka qenë shumë e mirë ndaj Olsit se siç e the edhe ti zbukuronte të gjitha “bukuranet” e Tiranës dhe të mendosh të kesh në krahë një njeri që prek të gjitha femrat e bukura të Tiranës është pak…

Aldo: Po ai atë punë ka!

Artenisa Ozaj: Mirë, po për moshën që unë kisha, isha shumë e vogël dhe nuk e perceptoja dot.

Aldo: Po çfarë të tërhoqi më shumë te Olsi ty?
Artenisa Ozaj: Fiziku, domethënë shumë “bukuran”, se sigurisht në atë moshë gjëra e parë që ti sheh është sa i bukur është, nuk mendon pastaj të futesh te truri e te të gjithë gjërat e tjera. Më vonë kuptoj që nuk është vetëm një djalë “bukuran”, por është një djalë punëtor, është një djalë që, pse jo, mund të ishte në krahun tim për gjithë jetën. Edhe kështu pastaj gjërat erdhën dhe rrodhën shumë natyrshëm, pa sforcime.