Fri, Nov 29, 2024

Nga Komunizmi, drejt fashizmit? Gjermani, ekstremi i djathtë pro rus dhe anti-emigrantëve është në avantazh në zgjedhjet rajonale

  • PublishedSeptember 22, 2024

Gjermanët po votojnë sot për zgjedhjet rajonale në zonën lindore ish komunistet, ku partia e ekstremit të djathtë AfD përpara në sondazhe.

Alternativa kundër imigracionit për Gjermaninë ka kritikuar prej kohësh qeverinë e koalicionit të kancelarit Olaf Scholz, e cila përballet me zgjedhje kombëtare brenda një viti.

Në zgjedhjet shtetërore në Brandenburg, AfD shpreson të përsërisë fitoret e forta që bëri në lindje tre javë më parë, kur fitoi në Turing dhe doli afër e dyta në Saksoni.

Një fitore në Brandenburg, i cili rrethon kryeqytetin Berlin, do t’i sillte një tjetër pengesë Social Demokratëve të Scholz-it, partisë së qendrës së majtë që ka drejtuar shtetin që nga ribashkimi i Gjermanisë në 1990.

Një humbje do të thotë se mund te voihet ne diskutim edhe vete kancelari. Përplasjet e brendshme në qeveri kanë bërë që vlerësimet per Scholz-it të jenë në rënie, ndërkohë që ministri i mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius, shpesh kryeson sondazhet si politikani më popullor i Gjermanisë.

Janë 2.2 milionë persona me të drejtë vote në Brandengurg ndërsa AFD atje është në avantazh dhe mund të fitojë 27 deri në 29% të votave edhe pse socialdemokratët së fundmi ngushtuan diferencën në 25-26%.

Edhe nëse fiton, AfD nuk ka gjasa të qeverisë sepse të gjitha partitë e tjera kanë përjashtuar mundësinë e hyrjes në një koalicion me to. AfD-ja ka nxitur dhe ka kapitalizuar frikën e publikut për migrimin e parregullt pas një vargu sulmesh të fundit ekstremiste me motive të dyshuara islamike.

AfD, përveç protestës kundër emigrantëve, Islamit dhe multikulturalizmit, vë në pikëpyetje edhe ndryshimet klimatike dhe mban qëndrime pro-ruse për luftën në Ukrainë.

Ky vit ka parë gjithashtu shfaqjen e një partie të dytë populiste, Aleancës së krahut të majtë, e cila është 13-14 përqind në Brandenburg. Me prejardhje nga Gjermania Lindore, drejtuesja e kesaj force është një politikane veterane e opozitës.

Ajo i ka përshkruar politikat e saj si “te majta konservatore” — një përzierje e politikave ekonomike që ndihmojnë punëtorët duke përfshirë kufizimin e imigracionit.

Ashtu si në Turing dhe Saksoni, partia e saj mund të fitojë një rol të mundshëm pas zgjedhjeve, duke komplikuar detyrën për partitë e tjera që kundërshtojnë qëndrimin e saj pro-rus dhe anti-NATO.



AlbaniaWeb.net