Sun, Sep 22, 2024

Mes skandalit, rishfaqet fotoja në shtrat e Jennifer Lopez dhe “Diddy”

  • PublishedSeptember 22, 2024

Fotografitë e Jennifer Lopez në shtrat me ish-in e saj Diddy, janë rishfaqur pas arrestimit të fundit të reperit. Mediat e huaja po qarkullojnë në rrjet disa foto të JLo dhe Diddy-t.

54 vjeçari, u mor në paraburgim në New York të hënën si pjesë e një hetimi për trafikimin e seksit dhe aktualisht mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Brooklyn.

Pas të mohuarit të lirimit me kusht, ai është vënë në vëzhgim për vetëvrasje pasi u padit për trafikim seksual, shantazh dhe akuza të lidhura me prostitucionin.

Mes polemikave, një imazh viral nga festa e Diddy-t e 4 Korrikut 2000 e tregon atë në shtrat me Lopez dhe ikonën e ndjerë të R&B, Aaliyah.

Gjithashtu në fotografi ishin ekzekutivi i ndjerë i albumit Andre Harrell, modelja Natane Adcock dhe Damon Dash.

Të pranishmit shfaqen me buzëqeshje në shtratin e madh, duke u dukur të qetë pranë njëri-tjetrit.

Kujtojmë se në atë kohë, JLo dhe Diddy ishin ende çift, pasi ishin të lidhur nga viti 1999 deri në vitin 2001.