Mon, Sep 23, 2024

“Treguam guxim”, Fonseca shijon fitoren në derbi, Inzaghi “ngel” Asllanin me shokë: Milan e meritoi, na vjen keq

  • PublishedSeptember 23, 2024

E ardhmja e tij ishte në “fije të perit”, por suksesi në derbi i jep frymëmarrje. Paulo Fonseca feston me të drejtë për fitoren në derbit, ky sukses kundër Inter mund t’i jap sezonit të Milan një tjetër rrjedhë, një shtysë të fortë për t’u rikthyer në nivele të larta:

“Ishte një ndeshje e rëndësishme, si të gjithë ndeshjet derbi, nuk fitonim prej kohësh, por kjo ishte e rëndësishme edhe për momentin që po kalonim. Djemtë zbritën në fushë me shumë guxim, e merituam fitoren pasi kisha shumë kohë që nuk shihja një skuadër e cila të krijonte kaq shumë raste kundër Inter”, u shpreh Fonseca duke u ndalur më pas tek ndikimi që ka kjo fitore tek e ardhmja e tij:

“Për mua, në aspektin personal nuk ndryshon asgjë, pasi unë nuk shikoj dhe nuk dëgjoj se çfarë thuhet. Sigurisht, të fitosh një derbi është gjithnjë speciale, tani do të jetë një javë ku do të kemi më shumë besim, është e rëndësishme që djemtë të jetë të qetë dhe të besojnë në atë që bëjnë, kjo ishte një fitore për ata”, u shpreh Fonseca.

Flitej shumë për një krizë të Milan, por kjo humbje konfirmon edhe momentin jo pozitiv që po kalon Inter, fundja kanë po 8 pikë, po aq sa edhe “djalli”. Në përfundim të ndeshjes, Inzaghi-t nuk i mbeti gjë tjetër vetëm se të pranonte atë që dha fusha:

“Milan është një skuadër optimale, e merituan fitoren për atë që dhanë në fushë. Në u treguam pak skuadër, gjë që ndodh radhë. U përpoqa të ndryshoja situatën, por zëvendësimet e kryera nuk patën asnjë efekt. Na vjen keq, pasi e dimë rëndësinë e derbit”, u shpreh Inzaghi për mediat.

()

AlbaniaWeb.net