Mon, Sep 23, 2024

Ishte duke punuar tokën, 61-vjeçari rrëzohet me zetor dhe humb jetën

  • PublishedSeptember 23, 2024

Një 61-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Poliçan.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zhitom, Poliçan, ku B. Q., 61 vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.



AlbaniaWeb.net