Mon, Sep 23, 2024

FOTO/ “Manita dhe dramë”, Barça “qan” ter Stegen, 9 muaj jashtë, por në La Liga janë të frikshëm (VIDEO)

  • PublishedSeptember 23, 2024

6 ndeshje 6 fitore, 18 pikë të plota, 22 gola të shënuar 5 të pësuar. Në La Liga, Barcelona është thjesht perfekte, një skuadër e papërmbajtshme duke dominuar rivalët në çdo aspekt. “Armata” e Hansi Flick kaloi pa shumë probleme edhe një ekip si Villareal, për më tepër me një fitore të thellë 5-1 në transfertë. Lajmi i vetëm negativ në këtë mbrëmje ishte dëmtim i rëndë i portierit Marc-Andre ter Stegen. Gardiani gjerman doli nga fusha i dëmtuar, pasi këputi ligamentet e gjurit të djathtë, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës së lojës të paktën 9 muaj.

Robert Lewandowski ishte njeri i ndeshjes, autor i një “dopiete” brenda 35 minutash, goli i dytë ishte shumë i bukur. Tre minuta më pas, Villareal u rikthye në lojë duke ngushtuar shifrat në 1-2. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 58-të, Pablo Torre dërgoi rezultatin në 1-3 duke gjetur edhe një devijim me fat. Në të 67-tën, Leva kishte shansin të realizonte golin e tretë personal, por sulmuesi polak gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Stafetën më pas e mori Raphinha, me brazilianin që realizoi një dygolësh duke sigluar shifrat në 1-5. Fal këtij suksesi, Barcelona shkëputet në plus 4 në raport me Real Madrid.

“Një tjetër goleadë, por e dhimbshme”, shkruan Marca në faqen e parë. “Dhimbje dhe lavdi”, ishte titulli kryesor i Mundo Deportivo. “Manita dhe dramë”, shkruan Sport shoqëruar me imazhet e Ter Stegen duke dalë nga fusha me barelë.

Në përfundim të ndeshjes mendimi i parë i Hansi Flick shkoi për Ter Stegen: “Duhet të presim, por ishte një dëmtim serioz. Marc është kapiteni jonë, më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Suksesi ndaj Villareal? Ishte një ndeshje fantastike mes dy ekipeve, shumë tërheqëse. I bëj komplimente ekipit tim, zhvilluan një ndeshje shumë të mirë”, u shpreh ndër të tjera Hansi Flick.

()

AlbaniaWeb.net