“Kërkoi 50€ për foto”/ Gruaja me kancer akuzon këngëtaren, Eli Malaj: Thirri mendjes
Një grua është bërë virale në ‘TikTok’ pasi pretendon se një person nga stafi i këngëtares Eli Malaj i ka kërkuar 50 euro për një fotografi me këngëtaren. Gruaja që bën një pretendim të tillë, deklaron se është me kancer.
“Eli Malaj, mbrëmë erdha në koncertin tuaj, për të harruar sëmundjen dhe dhimbjen që kam. Bashkëpunëtorët e tu më kërkuan 50 euro për të bërë një foto me ty, ti mund të jesh shumë e dëgjuar dhe e njohur, por ne jemi luftëtare që luftojmë çdo ditë për jetën. Ndoshta do të ishte në nderin tënd që të bëje një foto me mua”, shprehet gruaja.
E duket se jehona e madhe që përfshiu këtë zhvillim ka bërë që të reagojë edhe vetë Eli. Këngëtarja përmes një videoje të gjatë ka mohuar gjithçka duke thënë versionin e saj për ngjarjen.
“Përshëndetje, nuk ndodh që të bëj kështu mesazhesh, por ngaqë ma dërguan miqtë, u ndjeva që të jap një shpjegim. Eli Malajt nuk i ndodh kurrë që të bëj fotografi me lekë. Kanë ardhur për të bërë fotografi dhe iu kam dhënë unë lekë, që ta dijë zonja e nderuar, pa marrë parasysh nëse është e sëmurë apo jo. Asnjë prej bashkëpunëtorëve të mi, nuk i ka lyp gjë, zonja ti thirrë mendjes, së unë kam pagesën time, dhe nuk i kërkoj askujt gjë. Nëse bashkëpunëtorët e mi do i kishin kërkuar 50 euro, ata e dinë që nuk do të ishin mjë bashkëpunëtorët e mi”, shprehet këngëtarja.