Thu, Nov 28, 2024

Ndahet nga jeta gjyshja e famshme e TikTok, Genta Gjalpi jep lajmin e trishtë

  • PublishedSeptember 23, 2024

Jemi të sigurt që e keni hasur në TikTok dhe jua ka ngrohur zemrën si të ishte gjyshja juaj.

Në fakt, gjyshja e Genta Gjalpit u bë “gjyshja e të gjithë shqiptarëve”, që merrte çdo ditë komente urimesh e bekimesh, pasi shumë ndjekësve u nxirrte mallin e gjysheve të tyre që nuk jetonin më.

E sa keq që gjyshet s’jetojnë përgjithmonë! Sot, ëngjëlli i bukur i Gentës ka ndërruar jetë, ndërsa ka qenë vetë ish-banorja e “BB” ajo që ka dhënë lajmin e trishtë në TikTok, nëpërmjet videove që na e këputën zemrën.

“Sot shpirti yt iku në parajsë lulja ime e bukur. Sa shumë të dua nuk e them dot me fjalë, sa shumë do më mungosh nuk e di! Por ti je njeriu që më ke falur aq dashuri dhe me zemrën tënde të pastër, me çiltërsinë tënde më bëre të jem ajo që jam sot! U prehsh në paqe nëna”- shkruan Genta e pikëlluar.

 

@genta_officially♬ Eternal Light(renaissance choral gregorian chant a cappella polyphonic sacred) – D.ai.GO

“Nënë Bekua ime e vogël e bukur, u bashkove me gjyshin brenda vitit, nuk mund të rrije dot pa të”- vazhdon ajo.

 

@genta_officially♬ Stellar Lunar – O Cristão Alemão

Genta është fatlume që mundi të përjetonte për kaq gjatë dashurinë e çiltër të gjyshërve, ja puthi duart, i shërbeu, i lau, i ushqeu dhe fjeti në prehërin e tyre- ndjesi që shumë prej nesh ç’nuk do të jepnim për t’i përjetuar edhe njëherë!

Nga stafi i Iconstyle, ngushëllime për humbjen e më të dashurve!