Mon, Sep 23, 2024

Ish-ët e kuq/ Skuka gjen golin në Portugali, Maget debuton në Spanjë

  • PublishedSeptember 23, 2024

Dy ish-lojtarë të spikatur të Partizanit kanë nisur të lënë gjurmë në ekipet e tyre të reja.

Xhuliano Skuka u nda përfundimisht nga Metzi në verë dhe ka arritur të debutojë me gol te Penafiel në ligën e dytë për nga rëndësia në Portugali. Në fitoren me shifrat 4-1 kundër ekipit të Toka. Dibrani ishte pjesë e Partizanit në gjashtë muajt e dytë të sezonit të vjetshëm.

Sakaq, edhe Maget Gueje ka debutuar me fanellën e Rasing Santander. Mesfushori hyri në fushë në minutën e 82-të, pas dëmtimit të Vencedor dhe ndihmoi ekipin të ruante avantazhin 0-1 në transfertë kundër Kastejon. Maget u largua në verë nga Partizani në këmbim të 500 mijë eurove.

AlbaniaWeb.net