Kartoni i kuq i Arsenal, Calafiori: Gjyqtarët duhet të jenë të vëmendshëm, nuk duhet të jenë protagonistë
Arsenali barazoi në fundjavë 2-2 ndaj Manchester Cityt, edhe pse për një pjesë të mirë të lojës, luajti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Trossard. Futbollisti i Gooners, Calafiori foli së fundmi për episodin në fjalë.
“Unë nuk kam parë një ripërsëritje, nuk dua të them shumë, por gjyqtarët për mua, është detyra e tyre që ta mbajnë ndeshjen mirë për ta parë. Ky lloj veprimi ata nuk duhet ta vendosin veten shumë në qendër të vëmendjes.
Mendoj se Leo nuk e dëgjoi as bilbilin, hajde, duhet të bësh punën tënde, jo më shumë”, tha Calafiori.
(J.S/)