Mon, Sep 23, 2024

Nis “Për’puthen”, zbuloni opinionistët e këtij sezoni nën moderimin e Megi Pojanit

  • PublishedSeptember 23, 2024

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, nisi sot në ekranin e AlbaniaWeb.net nën moderimin e Megi Pojanit.

Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.

Në nisje të programit, moderatorja prezantoi dy opinionistët e këtij sezoni. Ata janë moderatori Arjon Muça dhe gazetarja Zheklin Lekatari, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre për konkurrentët e këtij sezoni, dinamikat, historitë dhe çdo ngjarje që pritet të ndodhë.

Fenomeni “Përputhen” të përball me një përvojë unike, me përjetimin e emocioneve që ndodhin në ndriçimin skenik. Konkurrentët e këtij sezoni janë përzgjedhur në një larmishmëri karakteresh, për t’i dhuruar publikut një program dashurie gjithmonë e më të mirë…



AlbaniaWeb.net