VIDEO/ Trajneri “dënon” në stol Ramadanin pas ofendimeve, Lecce mundet nga ekipi i Serie B dhe mbyll rrugëtimin e Kupës së Italisë
Lecce është eleminuar në mënyrë të befasishme nga Kupa e Italisë, pas humbjes 0-2 ndaj Sassuolos, skuadër e Serie B.
Për ndeshjen që u mbajt në Stadio Via del Mare (Lecce), trajneri i vendasve, Lucca Gotti vendosi të linte në stol mesfushorin shqiptar Ylber Ramadani, pasi ky i fundit ofendoi teknikun në takimin e kaluar pas zëvendësimit.
Gjithsesi, kjo lëvizje e trajnerit të Lecces, Gotti nuk ka qenë më e zgjuara e mundshme, pasi skuadra u mund me golat e Muharemovic dhe D’Andrea, duke e mbyllur përpara kohe rrugëtimin në Kupën e Italisë.
(J.S/)