Tue, Sep 24, 2024

Trajneri i Lecces pas ndeshjes: Do doja që Hasa të luante më shumë. Ramadani? Provova disa lojtarë të rinj

  • PublishedSeptember 24, 2024

Lecce doli jashtë garës për Kupën e Italisë, pas humbjes 2-0 ndaj Sassuolos. Pas ndeshjes, trajneri Gotti analizoi disfatën e skuadrës së tij, ndërsa foli edhe për aktivizimin e Fabio Hasës.

“E premtja është shumë afër për ne. Ne duhet t’i ruanim për të premten dhe të rikuperoheshim pas ndeshjes me Parmën, që na la disa probleme. Ka shumë djem të rinj me pak eksperiencë që vijnë nga shtete të tjerë.

Në këtë ndeshje, u la në stol mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani.

“Nuk dëshiron të humbasësh ndeshje të tilla, unë nuk doja të eleminohesha. Ndihesha sikur kisha krijuar një skuadër të përzier me eksperiencë dhe të rinj, me tentativën për t’i testuar djemtë e rinj” – tha ai.

Hasa? “Më vjen keq që luajti kaq pak, por ai është i pasimeve të shkurtëra” – tha ai.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net