Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, krijohen probleme në qarkullim. Në disa zona nuk ka energji elektrike
Reshje të dendura të shiut kanë përfshirë qytetin e Shkodrës, duke sjellë probleme në qarkullim.
Si pasojë e dendisitetit të lartë, në disa rrugë ka patur nivel të lartë uji. Për shkak të reshjeve dhe motit të keq, ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Kryetari i Bashkisë, Benet Beçi, në një postim në Facebook, ka ndarë disa informacione të rëndësishme në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq me reshje të shumta shiu. Ndër to:
– Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qytetin e Shkodrës
– Ka prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dërvishbeg
– Nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake.
– Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdon e bën të vështirë ndërhyrjen.
– Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike
– Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.
AlbaniaWeb.net