Wed, Sep 25, 2024

Fotot/ Klasat në diasporë, fëmijët marrin në dorë librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”

  • PublishedSeptember 25, 2024

Klasat shqipe në diasporë kanë marrë tashmë në duart e tyre “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook disa foto të fëmijëve që mësojnë gjuhën shqipe në klasat e tyre në diasporë.

“MIRËMËNGJES, dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



AlbaniaWeb.net