Wed, Sep 25, 2024

Como “mbyt” Atalanta-n, përmbysje e “çmendur” në Bergamo, “fiket” Gjimshiti (VIDEO)

  • PublishedSeptember 25, 2024

Pas shiut pritej diel, por Atalanta “mbytet” në Bergamo. 24 orë pasi sfida u shty për shkak të reshjeve të dendura, ekipi i Berat Gjimshitit pësoi një humbje të rëndë përballë Como-s, për më tepër një humbje 3-2 me përmbysje. Atalanta konfirmoi edhe një herë momentin e vështirë që po kalojnë teksa pas 5 javës kanë arritur të marrin vetëm 6 pikë, vendi i 12 në Serie A.

Bergamaskët krijuan iluzionin se do ta zgjidhin lehtë këtë takim pasi kaluan në avantazh që në minutën e 18-të me Zappacosta-n. Me fillimin e pjesës së dytë, Como reagoi fuqishëm ku brenda pak minutave, 46-54 realizuan dy gola të shpejtë duke përmbysur rezultatin. Ekipi i Fabregas nuk u mjaftua me kaq, përfitoi nga shoku total i Atalanta-s, duke realizuar edhe golin e tretë me Fadera-n në minutën e 68-të duke e kthyer në makth këtë takim për Gjimshitin me shokë. Gasperini u përpoq të rikthente ekipin në lojë, por goli i Lookman erdhi vonë në minutën e 97-të, me nigerianin që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, por vetëm kaq, pasi festa në fund ishte e gjitha për Como-n.

Bee
Bee

Si rrallë herë, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje jo pozitive, i vlerësuar me notën 5. “Jam pak i shqetësuar, pashë njerëz të fikur, pa energji. Dalim keq nga kjo sfidë, Como luajti më mirë dhe e meritoi”, u shpreh Gasperini pas ndeshjes.

AlbaniaWeb.net