Wed, Sep 25, 2024

SPAK mbylli hetimet për “Partizanin”, Berisha sulmon prokurorët dhe Dumanin: Ndrikulla e rrezikshme e bandave dhe xhelati i policisë sekrete…

  • PublishedSeptember 25, 2024

SPAK mbylli sot zyrtarisht hetimet për dosjen “Partizani”, ndërsa përmes avokates së tij, Sali Berisha ka tërhequr vendimin.

Në një videokonferencë për mediat, Berisha tha se ky është një akt i shëmtuar, teksa hodhi akuza të rënda ndaj prokurorëve të SPAK, duke i cilësuar si

“Sot Edi Rama kreu i narkoshtetit shqiptar, Altini i pyetjes 1 mln euro dhe tre apartamenteve si rrogëtar shteti sipas tij, ish-xhelati i policisë sekrete i shtetit me vila e ndërtime Kraja, ndrikulla e bandave të rrezikshme, simotra e Ballës, Millonai, i dorëzuan avoketërve të mi dosjen për “Partizanin” me akuzën për korrupsion pasiv për Berishën, dhe të njëjtën dhe shtuar larje parash për Malltezin. Ky akti i paprecedent i bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, falsifikimi, manipulim dhe fshehje dokumentesh zyrtare, do të gdhendet në murin e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri”, u shpreh Berisha.



AlbaniaWeb.net