Sabatini i bindur: Trajneri nuk ishte fajtor për situatën, Roma ka probleme me menaxhimin
Walter Sabatini, një nga njerëzit që ka punuar te Roma si drejtor sportiv, ka folur për largimin në mënyrë të papritur të De Rossit nga pankina e skuadrës kryeqytetase. Sipas Sabatinit, fajtor për situatën nuk ishte trajneri, por gjithçka erdhi si rrjedhojë e një menaxhimi të keq.
“De Rossi është një trajner i ri, shumë i mirë. Roma po përmirësohej, kundër Genoas pati një pjesë të parë shumë të mirë, mund të shihje rritjen e ekipit. Ka pasur një menaxhim barbar të futbollit në këto dy muaj te Roma” – tha ai.
(J.S/)