Detaji interesant, mbrojtja e Partizanit ndryshon çdo javë
Mbrojtja e Partizanit vijon të mos gjejë stabilitet sa i përket emrave. Edhe trajneri Veselinoviç po bën ndryshime herë pas here, duke shkaktuar edhe përmbysje sa i përket lojtarëve të formacionit dhe atyre të stolit.
Në derbi në qendër të mbrojtjes u ul në stol Altin Bytyçi për t’i liruar vendin Marçelino Prekës në dyshen me Saliu Sembene.
Nga ana tjetër, ndryshime ndeshje pas ndeshje ka edhe në të majtë aty ku alternativat janë Vangjel Zguro dhe Paulo Buxhelaj. Kjo dyshe e kanë ndërruar vendin herë pas here dhe ende asnjëri prej tyre nuk e ka “betonuar” 11-shen.
Ndryshimet kaq të shpeshta në këtë repart delikat mund të sjellin mungesë sigurie, por edhe destabilitet dhe pakënaqësi brenda grupit.