“Vendimi i Apelit, në shërbim të pushtetit”/ Avokati Ramaj: Para zgjedhjeve, duan të mënjanojnë kundërshtarë të fortë si Salianji
Avokati Redi Ramaj e cilësoi vendimin e Gjykatës së Apelit, një vendim “për t’i shërbyer pushtetit”.
“Është e qartë, u kuptua që vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë ishte një vendim politik dhe Gjykata e Apelit la në fuqi një vendim politik. Ky është rasti kur një deputet i opozitës dënohet për një denoncim ‘të rremë’, në mënyrë të paprovuar. Bëhet për t’i shërbyer pushtetit, që para zgjedhjeve, kundërshtarë të fortë si Salianji të mënjanohen.
Ramaj u shpreh se kundër vendimit të Apelit, do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë”.
AlbaniaWeb.net