Fri, Sep 27, 2024

VIDEO/ Goli i parë me fanellën e Rangers, Bajrami shënon pas një minute lojë në Europa League

  • PublishedSeptember 26, 2024

Nedim Bajrami protagonist. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka realizuar golin e parë me fanellën e Rangers. Bajrami shënoi në portën e Malmos në Suedi, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Ai shfrytëzoi në maksimum një asist të Dessers (Minuta e parë), duke dërguar topin në rrjetë.

25-vjeçari kuqezi vendosi t’i bashkohej Rangers, pasi Sassuolo ra në Serie B. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në Zvicër për Grasshopers dhe Empoli.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net