“Vuçiç ndodhet në moment të vështirë”, Bumçi për trazirat në Kosovë: Serbia shkaktare e situatës, tensionet zgjidhen me…
Ish-ministri Aldo Bumçi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar situatën në veri të Kosovës ku prej disa ditësh ka pasur tensione dhe incidente mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Bumçi deklaroi se situata e krijuar në Kosovë ka ardhur për shkak të presidentit serb Vuçiç dhe Serbisë, të cilët sipas tij nuk duan të njohin rendin evropian të vendosur në Ballkan, të cilin duan ta ndryshojnë.
Sipas tij qëndrimi i fundit i SHBA-ve është më i balancuar, duke i bërë thirrje Vuçiçit të tërheqë trupat nga kufiri dhe të ndalojë protestat e dhunshme, gjë që ai e konsideroi si “pro Kosovës”.
Ai shtoi më tej se Vuçiç është në një moment të vështirë, pas edhe protestave të opozitës serbe në kundër tij.
“Jemi në këtë situatë për shkak të Vuçiçit i cili nuk do të njohë këtë rend evropian. Këtu fillon gjithçka. Serbia kërkon të ndryshojë këtë realitet në Ballkan. Po e bën këtë në Bosnje, janë përpjekjet në Malin e Zi dhe e treta është veriu i Kosovës. U hodh projekti i ndryshimit të kufijve në tavolinë. Serbia është revizioniste dhe nuk pranon realitetin.
Ka përpjekje të qarta të Perëndimit që në këtë krizë ku është Ukraina ka dy qëndrime. I pari është zhvillimi ku kërcënimi rus ka sjellë një vetëdije të re te Evropa, si edhe një përpjekje ku të shkëputet Serbia nga Rusia. Kjo do ndodhë duke bërë lëshime në këto tre shtete. Asociacioni është një mbështetje pro Serbisë dhe Perëndimi e ka mbështetur pa cenuar integritetin e Kosovës. Kjo është situata makro. Në këtë situatë ata dëshirojnë të ketë zgjidhje ku duke ruajtur integritetin dhe pavarësinë t’i japin Vuçiçit atë që kërkon.
Ndërmjet zgjedhjeve dhe marrjes së detyrës diçka nuk funksionoi Blinken ka shprehur një qëndrim të balancuar, ndryshe nga ku dukeshin në fillim si tejet të njëanshëm. Ata i bëjnë thirrje Vuçiçit të tërheqë trupat dhe të ndalen protestat e dhunshme, si edhe u kërkohet të zgjedhurve të Kosovës të ushtrojnë detyrën në godinë tjetër. Kjo do sjellë çtensionim të situatës, gjë që është pro Kosovës. Ky ishte një qëndrim simbolik, por mbështet Kosovën dhe integritetin territorial. Diçka nuk ka funksionuar nga zgjedhja e kryetarëve
Vuçiç është në një moment të vështirë. Ai e ka politikë krijimin e krizave, por tani e ka vështirë. Pati protesta masive të opozitës në Serbi, dhe ai zhvilloi një anti miting duke marrë njerëz nga vendet përreth”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–