Sukses për Adrola Dushin, përzgjidhet si modele për koleksionin e reperit amerikan
Vajzat shqiptare kanë treguar se mund të ‘çajnë’ tregun botëror. Kështu po ndodh me shumë nga artistet me origjinë shqiptare, e duket se radha po i kalon Adrola Dushit.
Modelja shqiptare ka ndarë një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet pas reperit të njohur amerikan, A$AP Rocky, i cili po prezanton koleksionin që ka në bashkëpunim me ‘Puma’.
eperi i njohur A$AP Rocky prezanton koleksionin e ri në bashkëpunim me Puma. Ajo që na ra në sy ishte Adrola Dushi e cila është përzgjedhur si modele për koleksionin e ri😍😍 #
Ky është koleksioni i tretë që kur A$AP Rocky u bë drejtori kreativ i PUMA F1, duke vazhduar temën e frymëzuar nga garat, me kapuça të modeluar sipas helmetave të garave dhe çantave në formë kuti veglash.