“Kërkuam të ngujoheshim në PD, por respektojmë vendimin e Salianjit për t’u përballur me të keqen”, Bardhi: Nuk ka më marrëdhënie normale me Kuvendin
Grupi Parlamentar i PD-së respekton vendimin personal të Ervin Salianjit, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat.
Ai u shpreh se grupi sugjeroi ngujimin pa afat të të gjithëve deputetëve në seli e PD-së, ndërsa shtoi se nuk do të ketë më marrëdhënie normale me Kuvendin, pas vendimit të Apelit.
Bardhi: Vendimi i djeshëm nuk është as më shumë as më pak por një akt i mirëfilltë hakmarrje e grupeve kriminale ndaj një deputeti të opozitës që ka patur guximin të tregoj gishtin lidhje me krimin e organizuar të pushtetit vëllai i ministrit të brendshëm, Geron Xhafaj që shëtiste i lirë edhe pse i dënuar për trafik ndërkombëtar shkoi në burg. Hakmarrja politike e kthyer në vendime gjykatash i jep më së miri, edhe pse jemi anëtar u NATO-s, nuk ka shtet ligjor. Nuk ka demokraci.Qëndrimi i grupit të PD-së është që nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet të nënshtrohemi. Qëndrimi unanim i të gjithë kolegëve ka qenë kërkesa Salianjit të mos e zbatojë vendimin politik të Ramës.
Vendimi unanim i grupit parlamentar është detyra jonë e gjithë grupit parlamentar. Sot u dënua çdo anëtar i grupit të PD-së, çdo qytetar i RSH që ka vendosur të jetojë në këtë vend. Prandaj dhe grupi sugjeroi ngujimin pa afat të të gjithëve deputetëve në seli e PD-së. Pa dyshim ishte vendim politik i grupit.
Por krahas vendimit politik jemi detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit që të përballet me të keqen edhe me koston të shkojë në burg pa prova. Kjo sakrificëm e Salianjit, sakrificë në emër të çdo demokrati do duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për cilindo prej nesh. Kur një deputet i opozitës çohet në burg si shenjë hakmarrje e Edi Ramës rrezik për këdo. Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor.’
AlbaniaWeb.net