Fri, Sep 27, 2024

Zyrtare/ Genoa-Juventus do të luhet me “dyer të mbyllura”

  • PublishedSeptember 27, 2024

Përplasjet e tifozëve në derbin Genoa-Sampdoria në Kupën e Italisë, ka sjellë probleme për dy klubet.

Dy klubet janë dënuar me zhvillimin e një ndeshje në shtëpi pa tifozë. Genoa do të përballet me Juventusin në këtë fundjavë, një sfidë ku pritej që stadiumi të ishte i mbushur plot, por për shkak të dënimit, tifozët duhet ta ndjekin ndeshjen nga TV.

Gjithashtu tifozëve të dy klubeve, iu është ndaluar prezenca në tre ndeshjet e radhës në transfertë. Me vendimin e bërë publik, është zyrtarizuar se Genoa-Juventus këtë të shtunë, do të luhet në një stadium bosh dhe pa tifozë.

AlbaniaWeb.net