U vetëdorëzua në Polici, Ervin Salianji do të vuajë dënimin në burgun e Fierit
Deputeti Ervin Salianji do ta kryejë vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit, që është burg i sigurisë së zakonshme.
Sipas burimeve të Anila Hoxhës po vlerësohet me kë do të qëndrojë në qeli, një procedurë kjo që ndiqet për çdo të dënuar.
Anila Hoxha raporton se përpara se një i dënuar/ i parabugosur të futet në sektorë vlerësohet nga një ekip kategoria e veprës, nëse ka apo jo konflikte te caktuara që në rastin e Salianjit janë nëse ka apo jo kundërshtarë politikë në burg e të tjera.
AlbaniaWeb.net