“Jemi dy vende të vogla, por me shpirt të jashtëzakonshëm”/ Rama në New York, mbështetje për Izraelin: Kombet tona do të dalin më të forta nga çdo sprovë
Edi Rama: Për ata që nuk kanë qenë kurrë në Tiranë, atje ka një bunker të nëndheshëm në qendër të qytetit. U ndërtua për t’i bërë ballë sulmit të NATO-s. Sot është transformuar në një hapësirë kushtuar viktimave që e ndërtuan. Bunkeri të kujton një ngjasim modest të Yad Vashemit: Brenda shkallëve, poshtë fotografive të mijërave shqiptarëve të vrarë nga regjimi ynë i stilit koreanoverior në mes të Europës, disa shkronja neoni formojnë fjalët e Primo Levit, ‘ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta jetojnë sërish’.
Po e sjell këtu jo për të hequr ndonjë paralelizëm të pamundur midis shfarosjes së tmerrshme masive të miliona hebrenjve nga regjimi nazist dhe vdekjeve tragjike që regjimi ynë komunist u solli mijëra të pafajshëm që u shpallën armiq të popullit, por thjesht për t’ju thënë të gjithëve ju se ne, shqiptarët, e njohim si dhimbjen e pashembullt të plagëve të mëdha të historisë, ashtu dhe nevojën e pakrahasueshme, ashtu dhe nevojën për të mos i harruar kurrë shkaqet e tyre. Jemi dy kombe të vegjël si madhësi, por me shpirt të jashtëzakonshëm. Madje, u lumturova kur mësova se popullsia në Izrael arriti në 10 milionë banorë, sepse besoj se çdo hebre i porsalindur është një bekim jo vetëm për Izraelin, por për mbarë botën, borxhi i së cilës ndaj hebrenjve nuk mund të fshihet kurrë.
Duke iu kthyer madhështisë së shpirtit të kombeve tona, më duhet të citoj mikun tim të madh, të ndjerin Shimon Peres, që thoshte: Shpirti nuk mund të digjet në furra, por shpirti triumfon ngaherë. Më lini t’ju rrëfej bindjen time të patundur se shpirtrat tanë mund të përballen me sprova, të vogla e të mëdha, kohë pas kohe, me kundërshtitë e historisë sonë të tashme dhe të ardhme, po në fund të gjithçkaje, ata do të triumfojnë ngaherë dhe kombet tona do të dalin më të forta nga çdo sprovë.
AlbaniaWeb.net