Sat, Sep 28, 2024

Atletico Madrid, rrëfimi i Griezmann: Kam mësuar shumë nga Simeone

  • PublishedSeptember 28, 2024

Antoine Griezmann, sulmuesi i Atletico Madrid, nuk ka hezituar të flasë me fjalë të mëdha për trajnerin e skuadrës Simeone. Lojtari francez, ndër të tjera shprehet se ka mësuar shumë nga tekniku.

“Nuk e di nëse fjala baba është e përshtatshme, sepse është shumë, por Simeone ishte ai që më bëri të kuptoj se nuk kishte kufij, se mund të arrija nivelin më të lartë. Ai ma hapi mendjen në aspektin futbollistik, por edhe në jetën time private, e shoh veten tek ai”, – tha ai.

AlbaniaWeb.net