Sat, Sep 28, 2024

Martohen Buffon dhe Ilaria D’amico, detajet nga festa që do zgjasë dy ditë! Si nisi historia e tyre e dashurisë, ish-portieri braktisi gruan për gazetaren

  • PublishedSeptember 28, 2024

Dasma e Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico do të festohet me një ceremoni private në zonën Lucca, në një vilë të mrekullueshme të shekullit të gjashtëmbëdhjetë me pamje nga një panoramë e mrekullueshme e kodrave.

Një festë e vogël me vetëm disa miq të ngushtë të pranishëm. Gjithmonë i matur dhe i vëmendshëm ndaj privatësisë, ish-futbollisti dhe gazetarja nuk ndryshuan linjë as për ditën e “Po”-së.

Për të drejtuar ceremoninë u zgjodh Françeska Fogar (shkrimtare, gazetare dhe prezantuese), mike e nuses dhe dhëndrit. Dëshmitarë të Buffon do të jenë Alessandro Nesta, Paolo Luchi dhe Gianluca Baccarini.