Tensionet mes Izraelit dhe grupit militant! Hamasi e konfirmon: Lideri libanez u vra në një sulm ajror
Grupi militant palestinez Hamas thotë se Fateh Sherif Abu el-Amin, udhëheqësi i grupit në Liban, është vrarë së bashku me disa anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor.
Hamasi raporton se ai u vra në një sulm “në shtëpinë e tij në kampin Al-Bas në Libanin jugor”.
Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve, e drejtuar nga shteti, raportoi për një sulm ajror në kampin pranë qytetit jugor të Tirit.
Edhe pse Hamasi është i vendosur në Gaza, ku Izraeli e ka luftuar atë që nga sulmet e 7 tetorit, ai gjithashtu ka një prani në Liban.
AlbaniaWeb.net