Mon, Sep 30, 2024

Akuza dhe arrestime, tifozët ultras “njollosin” sërish futbollin në Itali

  • PublishedSeptember 30, 2024

Në Itali prej disa ditësh vëmendjen kryesore nuk po e marrin skuadrat mbi atë çfarë ato po japin në fushën e lojës, por ultrasit nga shkallët e  stadiumit. Pas një jave që kaloi me shumë trazira, para dhe pas zhvillimit të derbit të Geonas për 1/16 e Kupës së Italisë, mes Genoas dhe Sampdorias në Marasi, ku pati përplasje, të lënduar dhe disa arrestime, sërish janë tifozët ata që kthehen në protagonistë negativë këtë fundjavë në futbollin italian.

Së fundmi, mediat italiane bëjnë me dije se ditën e hënë është arrestuar edhe një prej kapove të ultrasve të skuadrës së Interit Marco Ferdico. Shkaku nuk është në këtë rast asnjë përleshje fizike mes tifozerive, por për faktin se nga investigimet e Prokurorisë në Milano, është provuar nëpërmjet përgjimeve se Ferdico, 1 vit më parë me rastin e finales së Championsit mes Interit dhe Manchester Cityt në Stamboll, i ka kërkuar trajnerit Inzaghi të ndërhyjë tek presidenti Marotta, për t’i siguruar atij 200 bileta për finalen.

Mësohet nga përgjimet se Inazghi i është përgjigjur që për këtë çështje ai do të flasë me Zanettin, Ferrin dhe Marottën. Një situatë shumë e ndërlikuar për të cilën Inter duhet të dalë sa më parë me një qëndrim zyrtar, sa i takon arrestimit të ultrasit dhe çështjes së biletave, për finalen e Stambollit, të zhvilluar vitin e shkuar.

Ndërkohë pas derbit bëhet me dije se ka të arrestuar edhe nga tifozeria e Milanit. Mbi ata rëndojnë akuzat për bashkim kriminal pa rrethanë rënduese të lehtësimit mafioz, gjithashtu edhe për të aktivizime në episode dhune.

Ngjarje të shëmtuara, që padyshim bëjnë “pis” futbollin italian

AlbaniaWeb.net