Sat, Nov 23, 2024

I vunë flakën karrigeve dhe shkulën mikrofonat, Noka paralajmëron se çdo të ndodhë më pas

  • PublishedSeptember 30, 2024

Pas seancës parlamentare e mbajtur rreth 15 minuta, e cila u shoqërua me trazira dhe djegie karrigesh nga ana e opozitës, deputeti i PD-së, Flamur Noka foli për mediat.

Ai u shpreh se kjo panoramë do të jetë e pranishme çdo të hënë dhe të enjte që do të ketë parlament, teksa do të “luftohet” për qeveri teknike.

“Edi Rama duke sulmuar opozitën, prej 3 vitesh i ka vënë flakën Shqipërisë, për interesat e veta dhe oborrtarëve të tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin tonë të kërkuar. Kemi 3 vite që Rama na ka hapur luftë. Zgjodhi të burgosë liderin e opozitës e tani me radhë. Po kërcënon me burg liderin e PL-së. Ka burgosur Fredi Belerin e tani Salianjin. Ai zgjidhje sheh burgosjen e atyre që luftojnë për interesin publik. Ne jemi të vendosur të mos ndalojmë. Ne nuk stepemi. Ta harrojë Edi Rama që mund të likuidojë opozitën. Opozita është në ballë të aksionit, do të jetë të hënë pa ndalim kundër këtij regjimit. Ata që kërcënojnë qeverinë nuk janë të denjë ta qeverisin Shqipërinë. Shqipëria nuk e meriton këtë. Ne do t’i dalim zot këtij vendi. Çdo të hënë dhe të enjte që do të ketë parlament do të jetë kjo panoramë. Nuk ka kompromise me mafien. Pa qeveri teknike, nuk ka zgjidhje”, tha Noka.



AlbaniaWeb.net