Mon, Sep 30, 2024

E ardhmja e Balotellit, sulmuesi drejt kalimit në Spanjë

  • PublishedSeptember 30, 2024

Mario Balotelli  është në prag të një transferimi befasues te Intercity Football Club, ekip që garon në divizionin e tretë spanjoll. Për Super Marion kjo do ishte hera e parë që luan në Spanjë, teksa gjatë karrierës së tij ka kontribuar në Itali, Angli, Turqi dhe Zvicër.

Sipas mediave, negociatat midis agjentit të Balotellit, Enzo Raiola, dhe menaxhmentit të Intercity janë në një fazë të avancuar. Klubi, thuhet se i ka ofruar sulmuesit 34-vjeçar një kontratë deri më 30 qershor 2025, me një opsion për një vit shtesë.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net